Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKORE E VERIUT – Miratohet ligji për zgjerimin e forcës bërthamore

KORE E VERIUT – Miratohet ligji për zgjerimin e forcës bërthamore

Anëtarët e Asamblesë së Lartë Popullore ne Korenë e Veriut kanë miratuar ligjin e ri që lejon zgjerimin e forcës së saj bërthamore, sipas medias shtetërore. “Amendamenti i kushtetutës së Koresë së Veriut u miratua unanimisht për të siguruar të drejtën e vendit për ekzistencë dhe zhvillim, për të penguar luftën dhe për të mbrojtur paqen rajonale dhe globale, duke zhvilluar me shpejtësi armët bërthamore në një nivel më të lartë”, tha lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, sipas agjencise së lajmeve KCNA. “Kim tha se politika e Koresë së Veriut për ndërtimin e forcës bërthamore është bërë e përhershme si ligji bazë i shtetit, të cilin askush nuk lejohet ta shkelë”, raportoi KCNA. Aktet e Phenianit për zhvillimin e armëve bërthamore e ka bërë atë objekt të një shtrirje të gjerë sanksionesh ndërkombëtare. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore. Testet e raketave nuk janë subjekt i sanksioneve kundër Phenianit. Armët e tilla, megjithatë, mund të përdoren gjithashtu për të shpërndarë koka bërthamore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments