Nëpërmjet broshurës “IN Blue”, UNDP përcjell informacione thelbësore mbi veçoritë biologjike të të gjitha zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare në Shqipëri. Fotoalbumi me ngjyra në këtë broshurë, zbulon mrekullitë e bregdetit dhe peizazhit të Shqipërisë. Realizuesit e këtij botimi, shprehen se broshura shërben edhe si një guidë turistike, për të gjithë të apasionuarit e natyrës. Me mbi 21 % të territorit të Shqipërisë të përfshirë në zona të mbrojtura të kategorive të ndryshme, zonat e mbrojtura detare dhe bregdetare zënë një vend të rëndësishëm në pasurinë natyrore të vendit, ndërkohë që ofrojnë një potencial të lartë për zhvillimin e ekoturizmit. Broshura paraqet dhe informacion të bollshëm, mbi biodiversitetin detar, trashëgiminë kulturore dhe ekoturizmin shqiptar.
Mbi 21% e territorit të Shqipërisë është i përfshirë në zona të mbrojtura
RELATED ARTICLES