Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITajani: Vijojmë importin e vajit shqiptar të ullirit

Tajani: Vijojmë importin e vajit shqiptar të ullirit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se, “Italia është e gatshme të bëjë gjithë e më shumë për rritjen e investimeve në Shqipëri”. Në konferencën e përbashkët për shtypi, me kryeministri Edi Rama, sot në Romë, Tajani theksoi “Italia është e gatshme të bëjë gjithmonë e më shumë në rastin e një dreke pune që miqtë tanë shqiptarë do të takojnë përfaqësuesit e industrisë të Fincantieri, por dhe Cassa Depositi e Prestiti”. “Kemi shumë sektorë ku jemi të gatshëm të përforcojnë praninë tonë dhe të përforcojmë investimet tona duke u përfshirë në sektorin bujqësor ku sa i përket vajit dhe vullnetit për të vazhduar për të blerë produkte, vajin shqiptar”, deklaroi Tajani. Gjithashtu vijoi Tajani, në sektorin e peshkimit mund të punojmë edhe më shumë me investime të tjera. “Pra, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe takimi i sotëm, dreka e punës që do kemi sot do të ketë si qëllim që të arrijmë këto objektiva”, u shpreh zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments