Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paditur Amazon, duke nisur një luftë me gjigantin e tregtisë elektronike që mund të ndryshojë mënyrën se si amerikanët blejnë. Siç raporton New York Times, Komisioni Federal i Tregtisë dhe 17 shtete kanë ngritur një padi duke akuzuar kompaninë për ”mbytje” të paligjshme të konkurrencës. Sipas mendimit të tyre, në fakt, kompania e themeluar nga Jeff Bezos ”ruan ilegalisht një monopol në sektorët e shitjeve me pakicë në internet duke shtypur tregtarët dhe duke favorizuar shërbimet e veta”.
SHBA akuzon Amazon për monopol të paligjshëm në blerjet online
RELATED ARTICLES