Saturday, October 19, 2024
HomeLAJME'Simpsons' parashikojnë 'Oppenheimer' dhe tensionet në Ballkan?

‘Simpsons’ parashikojnë ‘Oppenheimer’ dhe tensionet në Ballkan?

“The Simpsons”, vazhdon t’i bëjë njerëzit të shtrojnë shumë pyetje dhe të përfshihen në mister të madh për aftësinë e tij të çuditshme për të parashikuar ngjarje të ardhshme. I njohur për parashikimet e tij të sakta, seriali i animuar tani pretendohet se ka parathënë premierën e filmit “Oppenheimer” si dhe shpërthimin e luftës Kosovë-Serbi në vjeshtën e këtij viti, që urojmë të mos ndodhë.

Gjatë një paraqitje të fundit televizive, gazetarja amerikane Natalie Morris theksoi një episod specifik të “The Simpsons” që përshkruante skena të luftës në Ballkan, duke përkuar gjithashtu me publikimin e një filmi për J. Robert Oppenheimer, i cili çuditërisht publikohet në këtë vit 2023,  pra pikërisht në vjeshtën 2023, ku parashikohen tensiohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që në fakt sapo kanë nisur.

Duke iu referuar episodit “Home Aëay From Homer” episodi 20 i sezonit 16, i cili fillimisht u transmetua në vitin 2005, Morris vuri në dukje se kur familja Simpsons mbërrin në një kinema, një reklamë për filmin “Oppenheimer” shfaqet dukshëm.

Në të njëjtin episod, një film përshkruhet një konflikt në Ballkan, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve pasi tensionet po rriten në Ballkan dhe “Oppenheimer” me regji të Christopher Nolan përgatitet të dalë në kinema.

Gjatë gjithë historisë së tij të transmetimit, “The Simpsons” është pretenduar gjerësisht se ka parashikuar një sërë ngjarjesh të botës reale. Nga blerja e Fox nga Disney, presidenca e Donald Trump, Kamala Harris, rrëzimi i statujës së Kolombit, ardhja e orëve inteligjente, shpërthimet e Ebolës dhe COVID-19, deri te zbulimi i një letre të vjetër të Beatles, sulmet e 11 shtatorit, dhe performanca ajrore e Lady Gaga-s në Super Bowl, shfaqja e animuar është bërë me sa duket një orakull modern.

Ndërsa bota e vështron Ballkanin për ndonjë tension të mundshëm në vjeshtën e vitit 2023, “The Simpsons” edhe një herë i shtyn njerëzit të pyesin nëse ka një formë të fuqisë profetike apo nëse është thjesht një rastësi argëtuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments