Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITurizmi si nxitës i ekonomisë

Turizmi si nxitës i ekonomisë

Në epilog të një sezoni turistik mbetet pak kohë për të parë një shembull të mrekullueshëm, sesi Shqipëria ka treguar që sektori i turizmit mund të nxisë zhvillimin ekonomik. Ishin vitet 2000, kur disa operatorë të mëdhenj evropianë të turizmit filluan të njihnin potencialin e Shqipërisë, për t’u bashkuar me destinacionet e lulëzuara të Mesdheut. Pasoi një rritje e investimeve dhe, midis viteve 2000 dhe 2023, numri i hoteleve, dhomave dhe shtretërve u rrit, më shumë se dhjetëfish. Gjatë dy dekadave të fundit, kontributi i sektorit të turizmit dhe udhëtimit të Shqipërisë në produktin e brendshëm bruto (PBB) të vendit është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe ka arritur në më shumë se 10%, duke krijuar vende pune dhe duke gjeneruar rreth 40 % të totalit të eksporteve. Duke parë prapa, viti 2019 ishte viti më i mirë i Shqipërisë për turizmin, me 6.4 milionë vizitorë të huaj dhe 2.3 miliardë dollarë të ardhura sektoriale. E ardhmja dukej premtuese. Në vitin 2022, sektori u përpoq të rikthente stafin pas rimëkëmbjes së turizmit në Në qershor 2022, IFC dhe Banka Botërore, realizuan Diagnostifikimin e Sektorit Privat në Shqipëri, për të nxjerr në pah mundësitë masive të investimeve për sektorin privat. Zbatimi i Strategjisë së Turizmit Blu të qeverisë mundi të rrisë ardhjet ndërkombëtare me 208,000 në vit, duke rritur të ardhurat nga turizmi me mbi 400 milionë dollarë në vit. Vini re grafikun e ISSH që tregon trendin e rritjes së numrit e vizitorëve nga viti 2014 deri në vitin 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments