Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBE mbështet qeverisjen lokale në 6 bashki të vendit

BE mbështet qeverisjen lokale në 6 bashki të vendit

Gjashtë bashki të vendit janë përfshirë në projekte të rëndësishme social-ekonomike, kryesisht për fëmijët, gratë dhe vajzat, financuar nga qeveria shqiptare dhe BE-ja. Fokus i qeverisë është të kontribuojë në përmirësimin e aksesit në shërbime dhe cilësisë së jetës për fëmijët, të rinjtë, vajzat dhe gratë, komunitetet e papërfaqësuara dhe tek të gjithë qytetarët në të gjithë vendin. Institucionet e linjës në bashkëpunim me programi rajonal për demokracinë vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian, po punojnë në bashkitë: Lushnjë, Patos, Kukës, Kamzë, Sarandë dhe Kavajë, për zhvillimin e projekteve me fokus fuqizimin e sistemit të mbrojtjes sociale. Disa nga prioritetet strategjike të bashkive partnere të ReLOaD2 që ka çelur Thirrjen e tretë publike, për projekt propozime nga organizatat e shoqërisë civile janë – rinia, shërbimet sociale, turizmi, kultura, mjedisi dhe arsimi. Projektet konsistojnë në mbështetjen e aktiviteteve dhe sipërmarrjeve të ndryshme që synojnë zhvillimin në shërbim të komunitetit. ReLOaD2 do të punojë me qeveritë vendore (bashkitë) dhe do t’i nxisë ato të përdorin fondet publike për OSHC-të në mënyrë transparente dhe të orientuar drejt zhvillimit, duke marrë parasysh nevojat vendore dhe duke përqafuar një qasje të bazuar në projekt. Gjithashtu, projekti do të promovojë angazhimin e të rinjve dhe do të mbështesë zbatimin e iniciativave rinore dhe do të punojë për përmirësimin e perspektivave të tyre ekonomike në lokalitetet partnere. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments