Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELavrov hedh poshtë planin e paqes ,të propozuar nga Zelenski

Lavrov hedh poshtë planin e paqes ,të propozuar nga Zelenski

Plani bën thirrje për:

  1. Siguri nga rrezatimi dhe armët bërthamore, duke u përqendruar në rivendosjen e sigurisë rreth centralit ukrainas të Zaporizhjës, që është centrali më i madh bërthamor në Evropë, i cili tashmë është i pushtuar nga Rusia.
  2. Siguri ushqimore, përfshirë mbrojtjen dhe ofrimin e sigurisë për eksportet e drithërave të Ukrainës për në shtetet më të varfra të botës.
  3. Siguri energjetike, me përqendrim në kufizimet e çmimeve të burimeve të energjisë ruse, por po ashtu edhe të ndihmës për Ukrainën që të riparojë infrastrukturën e energjisë, pasi gjysma e infrastrukturës është dëmtuar nga sulmet ruse.
  4. Lirim të të gjithë të burgosurve dhe të dëbuarve, përfshirë të burgosurit e luftës dhe fëmijët e dëbuar për në Rusi.
  5. Rivendosje të integritetit territorial të Ukrainës dhe riafirmimin e Rusisë për këtë gjë në bazë të Kartës së OKB-së. Integriteti territorial, sipas Zelenskit “nuk do të negociohet”.
  6. Tërheqje të trupave ruse dhe ndërprerje të armiqësive si dhe rivendosjen e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë.
  7. Drejtësi, përfshirë themelimin e një tribunali special për të ndjekur krimet ruse të luftës.
  8. Parandalim të ekocidit, nevojë për mbrojtjen e natyrës me përqendrim në heqjen e minave dhe riparimin e ndërtesave për trajtimin e ujërave.
  9. Parandalim të përshkallëzimit të konfliktit, dhe ndërtim të një arkitekture të sigurisë në hapësirën euroatlantike, përfshirë garanci për Ukrainën.
  10. Konfirmim për përfundimin e luftës, përfshirë nënshkrimin e një dokumenti nga ana e palëve të përfshira.    

Çfarë është propozimi i Zelenskit për samitin për paqe globale?

Në dhjetor, Zelenski u bëri thirrje shteteve të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara që të mbështesin idenë e tij për Samitin për Paqe Globale, që, sipas tij, do të mbahej në dimër dhe do të duhej të përqendrohej në planin e paqes “si tërësi ose në disa pika specifike në veçanti”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments