Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE"Partneritet për qëndrueshmëri",për të trajtuar emergjencën klimatike

“Partneritet për qëndrueshmëri”,për të trajtuar emergjencën klimatike

Mbreti Çarls III (Charles III) ndoqi të enjten gjurmët e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, duke iu drejtuar ligjvënësve në dhomën e sipërme të parlamentit francez me një fjalim duke bërë thirrje për forcimin e lidhjeve për të ndihmuar në trajtimin e sfidave mjedisore në botë, shkruan Francë 24. Çarls u fokusua në një mesazh uniteti midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfunduar me një zotim personal për të forcuar atë që ai e përshkroi si marrëdhënie “të domosdoshme” midis dy vendeve gjatë kohës së tij si monark. “Për kohën që më është dhënë si mbret, unë zotoj të bëj gjithçka që mundem për të forcuar marrëdhëniet e domosdoshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës,” tha ai. Ai theksoi lidhjet politike, historike dhe kulturore midis dy kombeve si dhe sfidat reciproke me të cilat përballen Franca dhe Britania e Madhe. Një vendosmëri dhe aleancë e përbashkët ishin “më të rëndësishme se kurrë” në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe për të mbrojtur botën nga kërcënimet mjedisore, tha ai. Çarls sugjeroi që Franca dhe Britania duhet të bashkohen për të trajtuar së bashku emergjencat e klimës dhe biodiversitetit me një version të ri të paktit të Entante Cordiale të vitit 1904 që vulosi miqësinë midis Parisit dhe Londrës. “Unë do të doja të propozoja që të bëhet gjithashtu një “Partneritet për Qëndrueshmëri”, (Atente pour la Durabilité) në mënyrë që të trajtojë në mënyrë më efektive urgjencën globale të klimës dhe biodiversitetit,” tha ai. Mbreti iu referua gjithashtu mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, vetë një figurë popullore në Francë, e cila iu drejtua Senatit në 2004. Çarls falënderoi Francën për “mirësinë e madhe” që i kishte treguar familjes mbretërore dhe Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së saj në shtator 2022. Fjalimi i mbretit, të cilin ai e mbajti në anglisht dhe frëngjisht, mori një pritje të ngrohtë nga ligjvënësit francezë, të cilët dhanë duartrokitje të vazhdueshme teksa po mbyllej. Fjalimi i Çarls në Senat, dhoma e lartë e parlamentit të Francës, ishte pika më e lartë diplomatike e një dite më informale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments