Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Premte,22 Shtator 2023

Europa,Rajoni Moti-E Premte,22 Shtator 2023

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar në shira KU herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës. Po ashtu, Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 28 gradë C ne zonat Jugperëndimore.

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës POR pas- mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të MV, më të theksuara në zonat Veriore dhe verilindore duke gjeneruar reshje shiu POR shirat do të jenë të përkohëshëm PASI pasditja dhe mbrëmja do të ri-sjellë sërisht kthjellimet pothuasje në të gjithë republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 8 gradë C minimalja deri në 29 gradë C pritet vlera maksimale në qytetin e Shkupit.

Pjesa më e madhe e kontinentit MBIZOTEROHET nga kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë prezente. Konkretisht; gadishulli Skandinav, ishujt Britanikë si edhe vendet e Europës Lindore do të vijojnë me rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të PARAQITEN me shira intensivë duke sjellë mjaft probleme NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vijojnë përkatësisht në Europën Jugperëndimore, brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments