Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPagesat në rrugë bankare u rritën me rreth 18%

Pagesat në rrugë bankare u rritën me rreth 18%

Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë individët dhe bizneset kanë kryer rreth 18.7 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, vlera totale e transaksioneve arriti në 2.9 trilionë lekë, në rritje me 7.5% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2022. Në totalin e veprimeve, peshën kryesore e zënë pagesat me karta, me rreth 61% të totalit. Veprimet me kartë ende dominohen nga tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, por pagesat me kartë në terminalet POS po rriten me ritme të shpejta në vitet e fundit. Grupi i dytë më i madh brenda pagesave në rrugë bankare janë transfertat e kreditimit të nisura nga klientët. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fillim të këtij viti ishte rreth 3.11 milionë, me një rritje prej 2% krahasuar me një vit më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments