Jolie prezanton librin e ri edhe në shqip

0
2

”Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është libri i fundit i yllit të Hollivudit, Angelina Jolie. ”Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë”, shkruan aktorja. ”Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi. U dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm në kauzën tonë”, theksoi ajo. Disa nga filmat e njohur të aktores hollivudiane janë ”By the sea”, ”Alexander”, ”The tourist” apo ”Pushing in”. Marrëse e shumë vlerësimeve, duke përfshirë një çmim Oscar dhe tre çmime Golden Globe ajo është nominuar disa herë aktorja më e paguar e Hollivudit.