130 mijë vizitorë në Alpet e Shqipërisë gjatë gushtit

0
32

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8% të tij. Lartësia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin në 1500 m. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2000 m. Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat: Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpet dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit. Bukuria mahnitëse e Alpeve pasqyrohet në ujërat kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj si dhe në liqenet akullnajore të tilla ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj. Ato ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline e cila ndryshon çdo moment të atyre që shijojnë bukuritë e shumta të kësaj hapësire.