Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan i kërkon Musk hapjen e një fabrike Tesla në Turqi

Erdogan i kërkon Musk hapjen e një fabrike Tesla në Turqi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua me themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk dhe e ftoi që të viziton Turqinë si dhe i kërkoi që të hapte atje një fabrikë të Tesla-s. Gjatë takimit, i cili u mbajt në Shtëpinë Turke (e quajtur edhe Qendra Turkevi) në Manhatan, ai informoi Musk për përparimet teknologjike të Turqisë si dhe vizionin e saj për këtë. Duke rikujtuar se me daljen në rrugë të makinës elektrike turke Togg dhe me hyrjen e Tesla-s në tregun turk, Erdogan ftoi Tesla-n të hap fabrikën e saj të shtatë në Turqi. “Presidenti Erdogan deklaroi se mundësitë për bashkëpunim me SpaceX mund të lindin përmes hapave të ndërmarrë dhe që do të ndërmerren në kuadër të programit hapësinor të Turqisë dhe e ftoi Musk në Teknofest që do të mbahet në Izmir”, shton deklarata. Musk deklaroi se shumë furnizues turq tashmë po punojnë me Tesla-n dhe se Turqia është ndër kandidatët më të rëndësishme për fabrikën e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments