Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALEPolicia nismë ndërgjegjësuese

Policia nismë ndërgjegjësuese

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër nismë për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për parandalimin e aksidenteve rrugore. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet teksa punonjësit e Policisë Rrugore pasi kanë ndaluar disa drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit, i kanë përballur me pamje të aksidenteve të ndodhura. “E dini arsyen e ndalimit? Sot do të kemi një qasje tjetër, sot nuk do të ndëshkojmë, por do të marrim 15 sekonda nga koha juaj, do të vini me mua, do të shihni pamjet filmike dhe pastaj do të vazhdoni”, shprehet një prej punonjësve të policisë në videon e publikuar nga Policia e Shtetit. Policia u ka treguar pamje nga aksidente që kanë ndodhur gjatë këtij viti në kryeqytet. “Këto janë ngjarje reale të ndodhura në Tiranë këtë vit. Kjo nuk ka lidhje drejtpërdrejt me juve, por duke qenë se jeni përdorues automjeti e dini se çfarë ndodh kur përfshihesh në një aksident”, shprehet punonjësi i policisë. “Drejtoni mjetet me kujdes, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe mbi të gjitha, respektoni kufizimet e shpejtësisë sipas tabelave në rrugë. Kujdes! Shpejtësia vret. Dikush ju pret në shtëpi”, thuhet në apelin sensibilizues të policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments