Thursday, October 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Tumankuqja” çel sezonin artistik të Ansamblit Popullor

“Tumankuqja” çel sezonin artistik të Ansamblit Popullor

Prej ditësh në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, vazhdojnë provat e shfaqjes më të re që do të vihet në skenën e këtij teatri, gjatë fundjavës. Me Vallen Çame të mjeshtrit të koreografisë, Panajot Kanaçi, Ansambli Popullor do të sjellë hijeshinë e “Tumankuqes” më 16-17 shtator, ora 20:00. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur se, “Tumankuqja” është premiera që do të çelë ndryshe sezonin e ri artistik për Ansamblin Popullor, bazuar në origjinalitetin e këngëve, valleve e kostumeve të krahinës së Çamërisë. Këto xhevahire trashëgimie do të ngjiten në skenën e TKOB-së, jo vetëm nga Orkestra, Grupi i Valleve dhe Grupi Koral i Ansamblit Popullor, por edhe nga solistët e Ansamblit Popullor: Denisa Gjezo, Adela Bezhani, Malvina Likaj, Raimond Kllogjeri, Avni Miraka dhe Aranit Hoxha. Shfaqja do të ketë dhe të ftuar specialë si Enkelejda Alushi dhe Hysni Alushi, Altin Malo dhe Grupi i Valleve të të Rinjve të Çamërisë, nën drejtimin e Puen Bajramit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments