Sunday, October 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE"Gjyshja ime perfekte" në Teatrin Eksperimental

“Gjyshja ime perfekte” në Teatrin Eksperimental

Shfaqja për fëmijë “Gjyshja ime perfekte” do të çel siparin e sezonit të ri artistik në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mandej një sërë projektesh të tjera artistike do të ngjiten në skenë. “Kujdesin për fëmijët dhe adoleshentët e kemi në ADN-në e këtij teatri. Gjithmonë ai ka funksionuar edhe me premiera për fëmijë. Ne prekim audiencat e reja,” thotë drejtori i Teatrit, Gjergji Prevazi. Në një intervistë për RTSH-në, drejtori Prevazi thotë se synim kryesor kanë promovimin e artit teatror jashtë kufijve të vendit. Edhe në këtë sezon Teatri Eksperimental vijon t’i japë mbështetje të rinjve, që duan të bëjnë përpara në fushën e teatrit përmes nismës së fondit të krijimtarisë për të rinj. “Ky Teatër, që nga muaji maj deri më sot, ka qenë pjesëmarrës në gjashtë festivale ndërkombëtare, në Itali, Bullgari dhe në rajonin e Ballkanit, çka flet për cilësinë e produksioneve tona, që janë të aksesueshme edhe për tregun ndërkombëtar,” shton Prevazi. Deri në fund të vitit në skenën e Teatrit Eksperimental do të ngjiten 5 premiera si për fëmijë dhe për të rritur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments