Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEMinisteriali në kuadër të Procesit të Berlini

Ministeriali në kuadër të Procesit të Berlini

Tirana mirëpret më 14 shtator Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Tema të Ministerialit do të jenë Menaxhimi i Integruar të Kufijve; Bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar; Partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor. Në axhendë është parashikuar që ministri Balla do të presë nga ora 12:15 minuta deri në orën 13:30 minuta ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në hyrje të pallatit të Kongreseve. Punimet e Ministeriali do të hapen me fjalën e ministrit të Brendshëm të republikës së Shqipërisë Taulant Balla, për tu ndjekur nga Fernando Grande-Marlaska, në cilësinë e Presidencës të Këshillit të BE-së, ministër i Brendshëm i Spanjës; z. Johannes Luchner dhe zv.drejtor i Përgjithshëm i Drejtor i përgjithshëm, Komisioni Europian. Më pas punimet do të vijojnë me dyer të mbyllura në dy séance për tu përmbyllur në orën 17:20. në orën 17:30 minuta do të ketë një konferencë për media. Ky takim i paraprin punimeve të samitit të procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Ministri grek vjen në Tiranë, takon Ballën dhe viziton Fredi Belerin Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Janis Oikonomu (o. Yiannis Oikonomou) vjen sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm. Në orën 10:20 sipas mediave greke, Ministri Oikonomu do të takohet me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, për të vijuar më pas në orën 14:00-18:00 me Konferencën Ndërministrore. Të premten, ministri grek do të vizitojë kryeun e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin në ambientet e paraburgimit në Durrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments