Shqipëria po regjistron nivele gjithnjë e më të larta në sektorin e turizmit, të cilat kanë nxitur të ardhurat ekonomike të vendit, në 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “L’Agenzia di Viaggi Magazine”. Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave (Instat), në periudhën janar-qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ishte 3 396 932, me një rritje prej 33%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për bilancin e pagesave tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e vizitorëve të huaj që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë kanë arritur në total 1,55 miliardë euro.