Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETCensi i popullsisë, ç'duhet të dini dhe çfarë ndodh nëse refuzoni apo...

Censi i popullsisë, ç’duhet të dini dhe çfarë ndodh nëse refuzoni apo gënjeni

Shqiptarët do të pyeten sërish për të dhënat e tyre personale dhe pronat që disponojnë, për herë të 12-të në 100 vite pas censit të parë.

Duke nisur nga 18 shtatori, për gjashtë javë me radhë, mbi 500 anketuar do trokasin në dyert e shqiptarëve derë më derë për të plotësuar pyetësorët, të cilat janë përgatitur me ndihmën e ekspertëve gjermanë, zviceranë, francezë dhe suedezë.

Kryeministri Rama thotë se e vlerëson si detyrë patriotike plotësimin e pyetësorit pasi në këtë mënyrë 12 vite pas censit të fundit, ne do të dimë saktësisht se sa qytetarë jetojnë brenda 28 mijë kilometër  të hartës shqiptare.

Megjithatë, censuset janë edhe një mënyrë për të ditur numrin e minoriteteve që një shtet ka brenda.

Plotësimi i pyetësorit për censin është me detyrim. Në rast se refuzon apo jep informacion të rremë atëherë ligji parashikon një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë të reja, po ashtu dhe në rastet kur refuzon t’i përgjigjesh pyetjes për etninë që i përket, parashikohet sanksion.

Në rastet kur anketuesit nuk ju gjejnë në shtëpi herën e parë, atëherë ata lenë shënim pranë banesës për ditën dhe orën kur do të rikthehen.

Në censin e vitit 2011 rezultoi se Shqipëria kishte 2.821.977 banorë në territor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments