Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për Libinë

BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për Libinë

Pas kërkesës për ndihmë ndërkombëtare të paraqitur dje nga Misioni i Përhershëm i Shtetit të Libisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së u aktivizua për të mbështetur Libinë pas përmbytjeve të mëdha që shkaktuan mijëra viktima. Menjëherë, vendet anëtare të BE-së si, Gjermania, Rumania dhe Finlanda ofruan ndihmë të konsiderueshme në formën e sendeve të strehimit si tenda, shtretër kampingu dhe batanije, 80 gjeneratorë, produkte ushqimore, si dhe tenda spitalore dhe rezervuarë uji përmes Mekanizmit. Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së është e gatshme të koordinojë ofertat e mëtejshme të ndihmës. Për më tepër, BE-ja ka lëshuar një kredi fillestare humanitare prej 500,000 euro për të përmbushur nevojat më urgjente të popullsisë libiane të prekur nga stuhia “Daniel”. Financimi do të kanalizohet përmes partnerëve që punojnë në terren për të ofruar furnizime për shëndetin, ujin dhe higjienën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments