Ndërsa lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë zvarritet, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai ”nuk beson se një zgjidhje paqësore është ende në horizont”. Scholz deklaroi se ”ndërsa ndonjëherë ishte e mundur të silleshin lojtarët kryesorë në tryezë për diskutime, Gjermania nuk duhet t’i kthejë shpinën brutalitetit të përditshëm të luftës”. “Kjo kërkon përpjekje dhe kohë. Kohë që nuk e kemi realisht, sepse ndërkohë Rusia vazhdon të bombardojë, torturojë dhe vrasë në Ukrainë”, shtoi ai. Si bazë për çdo paqe udhëheqja ruse duhet të kuptojë se bëhet fjalë për tërheqjen e trupave. Atëherë do të ketë mundësi bisedimesh dhe qeveria ukrainase do të marrë pjesë, jam i sigurt”, theksoi Scholz.