Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore të vendit.
Territori i MV do të vijoj me kthjellim dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së mërkurë, KU kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësira kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 12 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 35 gradë C në qytetin e Shkupit.
Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre MBETEN nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në rajonun e Balltikut si edhe Europën Jugperëndimore NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jetë dominante në; gadishullin e Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi.