Policia e Shtetit njofton se vijojnë kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të planit të masave për sigurinë detare. Në këtë drejtim, në harkun kohor të një jave u bllokuan 11 mjete lundruese, nga Ksamili në Velipojë. “Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit turistik, për garantimin e sigurisë së pushuesve. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, nga Ksamili në Velipojë”, njofton Policia. “Mjetet e bllokuara janë: 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë. Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese”, bën të ditur Policia. “Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë. Në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord. Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë”, përfundon njoftimi i Policisë.
Siguria detare, bllokohen 11 mjete lundruese në një javë
RELATED ARTICLES