Sipas disa studimeve, gjatësia e gishtërinjve tuaj mund të tregojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të caktuara. Gjatësia e gishtit tregues kundrejt gishtit të unazës ndryshon nga meshkujt dhe femrat. Tek femrat, të dy gishtat priren të jenë të barabartë në gjatësi. Por te meshkujt, gishti i unazës është zakonisht më i gjatë se gishti tregues. Shkencëtarët nga India kanë sugjeruar se kjo është për shkak se meshkujt janë të ekspozuar më shumë ndaj hormonit mashkullor, testosteronit. Një studim i vitit 2006, zbuloi se të kesh gishtin e unazës më të gjatë se gishtin tregues lidhet me performancë më të mirë në një numër sportesh veçanërisht atletikë te burrat dhe gratë. Ndërsa të kesh një gishtin tregues më të gjatë lidhet me rrezikun e zhvillimit të osteoartritit të gjurit dhe ijeve tek gratë, zbuloi një studim tjetër i vitit 2008. Osteoartriti është një gjendje që bën nyjet të bëhen të dhimbshme dhe të ngurtësuara. Nëse pëllëmbët tuaja djersiten kur nuk ndiheni nervoz ose të sëmurë mund të jetë një shenjë e hipertiroidizmit . Shfaqja e shenjave të kuqe ose vjollcë në pëllëmbë mund të jetë shenjë e endokarditit, një infeksion i rrallë dhe potencialisht fatal i zemrës. Duart e kuqe dhe me njolla mund të jenë një shenjë paralajmëruese e hershme për një formë të sëmundjes së mëlçisë.
Çfarë tregon gjatësia e gishtave dhe pamja e duarve për shëndetin tuaj
RELATED ARTICLES