Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri” 

“Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri” 

Në drejtimin e kryetarit Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”. Të ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishin zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhambulla, Elvana Ramaj, Drejtor, Drejtoria e Ekonomisë Qarkulluese dhe Artenida Duraku, Drejtor, Drejtoria e Integrimit dhe Projekteve me Financim të Huaj. Gjatë fjalës së saj, Xhambulla deklaroi se projektligji në fjalë ka për qëllim zhvillimin social dhe ekonomik në Shqipëri. “Marrëveshja është marrëveshje granti që do të alokohet nga qeveria gjermane për mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për zhvillimin e instrumenteve ekonomike, dhe këto instrumente duhet të mbështesin ndalimin e asgjësimit të mbetjeve organike që janë të pa trajtuara në landfille në përputhje me direktivën e BE-së për landfillet”, deklaroi Xhambulla. Relatorja e çështjes deputetja Mirela Pitushi, u shpreh se ky projektligj synon forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, e në këtë kontekst si partnerë, projekti në fjalë ka si qëllim të kontribuojë në zhvillimin social dhe ekonomik të Republikës së Shqipërisë, si dhe zbatimi i tij fillon gjatë këtij viti. Pas diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments