Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREManastiri i Spilesë në Gjirokastër

Manastiri i Spilesë në Gjirokastër

Kisha e Manastirit të “Shën Mërisë” (Spile), rreth 20 km nga Gjirokastra, është Monument Kulture i Kategorisë I. Sot është festa e saj, e cila mbledh besimtarë të shumtë si dhe vizitorë. Kisha daton rreth vitit 1630. Sipas të banorëve të fshatit, Manastiri i Spilesë është ndërtuar nga Arhondët, të pasurit e Saraqinishtës. Manastiri është një kompleks banesash në formë “sarajesh” me rreth 40 dhoma dhe banorët i këndonin dhe e përshkruanin me këngë: “Manastiri oda oda Theri 22 zoga 20 jashtë e 20 brenda 40 kandile ergjenda”. Në këtë manastir në çdo 8 shtator mblidheshin fshatarë nga gjithë krahina, po dhe nga Senica e Shën Vasil i Sarandës, nga Maleshova e Zagorie etj., ndaj dhe sot Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, uron gjithë banorët e zonës por edhe ata që i duan këto vlera arkitekturore e fetare. Gjithashtu DRTK Gjirokastër sjell edhe fotografi të projektit të restaurimit të Manastirit të Shën Mërisë Spile.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments