Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Mjeshtri i Madh”, aktori Lutfi Hoxha

“Mjeshtri i Madh”, aktori Lutfi Hoxha

Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit bën të ditur se është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, Lutfi Hoxha, aktor i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi. Në një postim në rrjetet sociale, teatri i Durrësit shprehet se “Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”. “Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”, thuhet në reagimin e teatrit durrsak duke bërë të ditur se homazhet për mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin “A.Moisiu”. Lutfi Hoxha ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike. Ai ka luajtur mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj. Dalja në pension nuk i solli apati profesionale, përkundrazi. Vijoi t’i përgjigjet ftesave të regjisorëve. Luajti në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments