Një piano e përdorur nga këngëtari i ndjerë i “Queen”, Freddie Mercury për të kompozuar këngë të tilla si “Bohemian Rhapsody” është shitur me një vlerë rekord prej 1,7 milionë paund (2,1 milionë dollarë). Më shumë se 1 400 nga pasuritë e yllit u shitën sot për një total prej 12,2 milionë paund në ankandi e Sotheby, në Londër. Mercury bleu “Yamaha Baby Grand Piano” në vitin 1975, në kërkim të një pianoje perfekte, dhe më vonë e përdori atë për të kompozuar këngë të tjera si “Don’t Stop Me Now” dhe “Somebody To Love”. Sotheby kishte parashikuar që pianoja të shitej nga 2 deri në 3 milionë paund. Artikuj të tjerë më të shitur përfshinin tekste të shkruara me dorë për “Bohemian Rhapsody”, që u shitën për 1,4 milion paund, ndërsa xhaketa e satenit me ngjyrë ylberi të Mercury u shit për 203,200 paund. Ndërkohë, një xhaketë e veshur në skenë me tegela argjendi të ndezur e veshur nga Mercury në turneun e vitit 1977 dhe 1979 u shit për 139,700 paund. Sotheby’s tha se një numër rekord njerëzish, rreth 2 000 blerës nga 61 vende u regjistruan për të garuar.