Kievi ka filluar eksportin e grurit përmes porteve kroate, tha sot ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyridenko. Svyridenko dhe kryeministri kroat, Andriy Plenkovich diskutuan eksportet e grurit ukrainas, gjatë një takimi dypalësh në samitin e Nismës së Tri Deteve, në Bukuresht. “Gruri ukrainas tashmë është eksportuar përmes porteve kroate”, tha Svyridenko. “Megjithëse kjo rrugë është e përshtatshme, ajo tashmë është e njohur… Ne besojmë se kjo rrugë logjistike do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës”, shtoi ajo.