Sunday, October 20, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGjirokastër, të huajt interesohen edhe për fshatrat turistike

Gjirokastër, të huajt interesohen edhe për fshatrat turistike

Vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj që vijnë në Gjirokastër nuk shijojnë vetëm atraksionet që servir qyteti i gurtë, por tërhiqen dhe nga jeta në fshat, larg zhurmës dhe atmosferës së zonave urbane. Një numër i konsiderueshëm turistësh nga vendet europiane kanë qëndruar në struktura akomoduese që janë në zonat rurale dhe një ndër to është në fshatin Asim Zeneli i njësisë administrative Antigone. Flamur Shuaipaj, i cili ka në disponim një bujtinë në këtë fshat, tregon se fluksi i turistëve ka tejkaluar çdo pritshmëri. ”Jemi të befasuar nga ky bum turistik, jo vetëm në bujtinën time por edhe në zonën e Antigonesë,” thotë Flamur Shuaipaj. Në këtë bujtinë kanë ardhur për të dytën herë brenda këtij viti një familje franceze e cila jeton në Greqi. Giom dhe Sara të pyetur për televizionin tonë rrëfejnë këtë eksperiencë jetese në fshat duke pohuar se u pëlqen qetësia dhe ambienti i fshatit përfshirë dhe jetesën “Kam zgjedhur Greqinë për të jetuar pasi jeta aty më pëlqen më shumë se në Francë. Të udhëtoj është pasion për mua dhe kjo ndikon që të hap mendjen time, djalit tim dhe gruas. Ndryshimi i eksperiencave të bën të jesh mendje hapur. Kam zgjedhur të qëndroj në fshat pasi më pëlqen ambienti, më pëlqejnë malet, fushat dhe lumi qe eshte përgjatë fshatit, familjet këtu janë mikpritëse dhe bujare,” thotë turisti. “Zona ku ndodhemi është shumë e bukur. Çdo gjë është fantastike duke nisur që nga ambienti dhe njerëzit. Këtë eksperiencë do t’a ndaj biles dhe e kam ndarë me miqtë tanë në Francë dhe në Greqi,” thotë turistja. 2023 ka shënuar një bum turistik në Shqipëri, jehona e së cilës është përhapur në shumë media ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments