Konkursi për kompozitorët e rinj, “Çesk Zadeja”

0
5

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, shpall të hapur edicionin e dytë të konkursit për kompozitorët e rinj “Çesk Zadeja”, që synon të inkurajojë krijimtarinë e re të veprave muzikore origjinale nga kompozitorët e rinj në Shqipëri.

Kjo ngjarje vjen edhe në kuadër të programit të parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”. Thirrja për krijuesit e rinj, për vitin 2023, do të pranojë aplikime nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, për kategorinë Muzikë Instrumentale dhe Vokale e Dhomës.

Veprat e plota do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një juri me personalitete të fushës, shqiptarë e të huaj.

Nëpërmjet këtij konkursi do të përzgjidhen për t’u interpretuar vetëm veprat e 3 çmimeve fituese:

  1. Çmimi i Parë, “Çesk Zadeja 2023”,
  2. Çmimi i dytë “70 vjetori i TKOB-së”, vepër muzikore vokale instrumentale
  3. Çmimi i tretë