Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDRTK Shkodër prezanton Mullirin e Bajram Currit

DRTK Shkodër prezanton Mullirin e Bajram Currit

Në fshatin Shoshan të Tropojës, gjendet një ndërtesë e cila daton si ndërtim publik i shek. XIX me iniciativë të vetë Bajram Currit për popullsinë e fshatrave të Gjakovës. Ndërtesa njihet si Mulliri i Bajram Currit, i shpallur në vitin 1979 Monument Kulture i kategorisë së parë dhe është një ndërtim që e gjejmë shpesh në zonën e Tropojës si tipologji ndërtimore. Kemi të bëjmë me një ndërtim tip kullë guri, dy katëshe, mbuluar me furde pishe. Mulliri i Bajram Currit ose siç njihet nga vendasit si Mulliri i Currit shfrytëzon ujrat e burimit të Shoshanit monument natyror. Këto pasuri historike dhe natyrore mund të vizitohen lehtësisht vetëm 4 km larg qytetit te Bajram Currit, nga vizitorët kuriozë për natyrën e bukur por edhe për të parë nga afër një dëshmi historike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments