Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEBeci : Shkodra, mundësi për zhvillimin e turizmit të biçikletave

Beci : Shkodra, mundësi për zhvillimin e turizmit të biçikletave

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në takim ambasadorin e Holandës, Reinout Vos. Në takim biseda u fokusua në mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm në Shkodër, për turizmin e biçikletat. “U ndalëm në projektet në bashkëpunim mes Holandës e Shkodrës në fushën e arkitekturës dhe menaxhimit të përmbytjeve dhe mundësitë për rritjen e pranisë së investitorëve holandezë në territorin e bashkisë sonë”, tha Beci. Në Shkodër biçikleta vazhdon të jetë një mjet lëvizjeje i preferuar dhe mjaft i përdorshëm nga qytetarët. Ky qytet është i përshtatshëm për turizmin e biçikletave, kjo për arsye të terrenit të përshtatshëm dhe të traditës së tyre në përdorimin e biçikletave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments