Friday, October 18, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERestaurohet “Les Fauves”

Restaurohet “Les Fauves”

“Les Fauves” është një art-film nga më interesantët e koleksionit filmik të AQSHF-së. I realizuar nga Stefan Taçi në vitin 2003, filmi i animuar është një homazh për Henri Matisse dhe lëvizjen foviste të nisur nga ai (fauvism). “Les Fauves” është i qëndisur si me dorë për të rikrijuar pikturat e artistit të famshëm francez. Përmes teknikave të ndryshme të animacionit dhe xhirimeve reale, filmi është një homazh për jetën, artin dhe për të gjithë njerëzit e pafajshëm të vrarë nga dhuna e verbër e çdo lloji. Filmi vjen në variantin e restauruar, me ngjyra të mrekullueshme pranë origjinalit, dhe me cilësi të lartë figure dhe zëri, nga studio Quality Matters në Indi. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të organizojë një event për përfundimin me sukses të projektit te restaurimit dhe për nderimin e artistëve që punuan për realizimin e këtij filmi. Eventi do të zhvillohet më 12 shtator, në Pallatin e Brigadave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments