Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREION Festival në Dhërmi,aktivitete promovuese përgjatë një jave

ION Festival në Dhërmi,aktivitete promovuese përgjatë një jave

Bregdeti i Dhërmiut do të mbledhë mijëra turistë dhe vizitorë duke nisur nga mbrëmja e sotme deri në 13 shtator. Agjencia Kombëtare e Turizmit bëri të ditur se “për 7 ditë me radhë pjesëmarrësit në këtë festival do jetojnë një verë të dytë përmes ritmeve të muzikës dhe një pushimi aktiv në një nga destinacionet më të bukura të Shqipërisë turistike”. Duke ftuar të rinjtë t’i bashkohen këtij festivali me famë botërore AKT theksoi se “në skenat natyrore të Ion Festival pritet të bashkohen mijëra turistë dhe vizitorë, në zbulim të muzikës së momentit të performuar nga DJ, ngjyrave të kërcimit në natyrë, gjireve të fshehta të Dhërmiut,️ kështjellave e kalave turistike, shijeve të ushqimit tradicional të zonës së bregdetit e shumë aktiviteteve meditative e promovuese në mbrojtje të turizmit kulturor e mjedisit”. Skenat e Festivalit janë vendosur nëpër peizazhet më të bukura të këtij fshati turistik, shumë pranë bareve dhe restoranteve të tij. “Udhëtoni bashkë me TEA-n e shijoni peizazhet e Dhërmiut e monumentet natyrore dhe kulturore aty pranë”, tha AKT. Bregdeti i Dhërmiut mirëpret një sërë festivalesh gjatë gjithë vitit, ku qindra të rinj të huaj dhe shqiptarë shijojnë aventurën verore mes ritmeve të muzikës dhe mrekullive të peizazhit që ofron riviera shqiptare. Qëllimi i organizimit të këtyre festivaleve në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments