Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERikthehet masterclass-i i TKOB me sopranon Ermonela Jaho

Rikthehet masterclass-i i TKOB me sopranon Ermonela Jaho

Teatri i Operës dhe Baletit hapi thirrjen e tretë për Masterclass- Bashkëpunues, në programin profesional muzikor “Akademia Teatrale”, që synon evidentimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinën lirike. Nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të sopranos ikonike, Ermonela Jaho, e cila hodhi gurin e parë të themelit të këtij programi, nga data 2-5 tetor, artistët e rinj të moshës 18-30 vjeç, do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht pa pagesë, rreth teknikës fizike të këndimit, asaj të interpretimit e këndimit, përgatitjes psikologjke të repertorit dhe ndërtimit të një roli. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 25 shtator, për gjithkënd që e ndjen veten të vendosur teknikisht dhe do të përforcojë aftësitë nëpërmjet metodave të reja. E veçanta e këtij masterclass-i është se do të mundësohet për gjithë të interesuarit të bëhen dëgjues, pa dallim moshe a profesioni. Gjithashtu TKOB fton edhe mësuesit /pedagogët e interesuar për të bashkëpunuar në ndërtimin e një plani të përbashkët pune me nxënësit /studentët, të cilët janë mëse të mirëpritur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments