Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHEC-et private dhe ato koncesionare rritën me 5.7 % prodhimin e energjisë

HEC-et private dhe ato koncesionare rritën me 5.7 % prodhimin e energjisë

Prodhimi i energjisë në hidrocentralet private dhe ato koncesionare shënoi rritje me 5.4 %, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 1.057 GWh nga 1.002 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ndërkohë të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi nga prodhuesit fotovoltaik është dyfishuar. Nga 13.629 MWh energji të prodhuar për 7-mujorin e vitit 2022, ato prodhuan 26.161 MWh energji gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti Sipas INSTAT, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 37.8 % duke arritur vlerën 2.269 GWh nga 1.647 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52.3 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 46.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 1.2 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments