Indeksi i çmimeve të importeve shënoi një rritje me 0,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 10,7 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2023 shënoi një ulje me 0,7 %. Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet e importit të produkteve në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” kanë shënuar rritje me 4,7 %, pasuar nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0,4 % rritje vjetore në tremujorin e dytë të 2023. Çmimet në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 90,6 % shënuan një rritje prej 0,2 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 5,3%, pasuar nga “Konfeksionimi i veshjeve” me 3,1 %, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,9 %, “Prodhimi i pijeve” me 1,9 %, “Përpunimi i tekstileve” me 1,8%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,5 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” dhe “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 1,0 % secili, etj. Çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” shënuan një ulje prej 0,2 %, krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan një ulje prej 4,1 %, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 0,8 %, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,7 % dhe “Industria përpunuese” me 0,4 %. Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 2,9 %, pasuar nga “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,1 %, “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 1,4 %, etj. Indeksi i Çmimeve të importit mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për t’u shitur në tregun vendas.
Çmimet e mallrave të importit u rritën me 0.2 % në 3-mujorin e dytë
RELATED ARTICLES