Wednesday, November 27, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPretendohet zbulimi i një materiali jashtë sistemit tonë diellor

Pretendohet zbulimi i një materiali jashtë sistemit tonë diellor

Për të parën herë në histori, shkencëtarët kanë gjetur material që ka ardhur nga jashtë sistemit tonë diellor. Kjo sipas profesorit Avi Lobe, një astrofizikant pranë universitetit të Havaridit. Në muajin qershor në Oqeanin Paqësor Loeb dhe ekipi u gjetën disa objekte në formën e sferave dhe Loeb thotë se analizat e ndërmarra në to tregojnë që kanë ardhur nga jashtë sistemit tonë diellor dhe janë transportuar nga një object ndëryjor që është rrëzuar në sipërfaqen e tokës në vtin 2014. “Për shkak të disa karakteristikave të jashtëzakonshme të materialit të sferave, ato mund mund të jenë edhe pajisje teknologjike jashtëtokësore”, u shpreh Loeb, i cili më parë ka parë ka ngritur pretendime të tilla si mundësinë e ekzistenvës së jetës jashtë planetit tonë dhe vizitorë nga sistemet e tjera diellore. Zbulimi më i fundit i Loeb ndërkohë ka shkaktur debat në komuntetin shkencor. Disa ekspertë janë treguar mbështetës në këtë drejtim, ndërsa të tjerë skeptikë. “E admiroj entuziazmin e Avit, por do të isha i habitur nëse përpjekjet e tij më të fundit të mund të dalin në përfundimin se këto sfera vijnë nga një anije hapësinore jashtëtokësore që është përplasur mbi tokë,” u shpreh për “The daily mail” professor Majkëll Garret nga Universiteti i Mançesterit. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments