Tuesday, October 29, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin: Të hapur për diskutime për marrëveshjen e grurit

Putin: Të hapur për diskutime për marrëveshjen e grurit

Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij turk, Recep Tajip Erdogan se ishte “i hapur për diskutime” mbi marrëveshjen e grurit, të cilës Moska i mbylli derën në korrik dhe të cilën Ankaraja që atëherë është përpjekur ta ringjallë. “Unë e di që ju keni ndërmend të ngrini çështjen e marrëveshjes së grurit. Ne jemi të hapur për diskutime”, tha Putin së bashku me Erdogan në Soçi, një qytet në brigjet e Detit të Zi, në Rusinë Jugore. Ndërkohë, presidenti turk Erdogan premtoi të bëjë një njoftim “shumë të rëndësishëm” për eksportin e drithërave, pas takimit të tij me homologun e tij rus Vladimir Putin. “Besoj se mesazhi që do të përcjellim në konferencën për shtyp pas takimit tonë do të jetë shumë i rëndësishëm për botën, veçanërisht për vendet afrikane në zhvillim”, tha presidenti turk. Ndërkohë, njësia e parë e centralit bërthamor në Akkuyu, Turqi, i ndërtuar nga Rusia, do të hyjë në funksion vitin e ardhshëm, shtoi Putin, i cituar nga agjencia ruse RIA Novosti, në fillim të takimit me presidentin turk. I pranishëm në bisedime është edhe shefi i agjencisë atomike ruse ”Rosatom”, Alexei Likhaciov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments