Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Rezerva valutore u rrit në 5.61 miliardë euro në korrik

BSH: Rezerva valutore u rrit në 5.61 miliardë euro në korrik

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi një rekord të ri në muajin korrik. Sipas të dhënave nga BSH-ja, vlera e rezervës valutore arriti në 5.61 miliardë euro, në muajin korrik të këtij viti, duke regjistruar dhe vlerën më të lartë. Vlera e rezervës është rritur me 64 milionë euro (rreth 1.15%) të tjera gjatë muajit korrik, ndërsa krahasuar me një vit më parë vlera e rezervës është rritur me 12%. Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së euros në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të rritet në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove, nga intervali i mëparshëm prej 160-220 milionë eurosh që ishte publikuar në fillim të këtij viti. Deri në fund të muajit gusht, vlerësohet se Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 190 milionë euro në ankandet e zhvilluara. Rezerva valutore administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe mund të shërbejë si instrument për të financuar sigurimin e importeve, për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments