Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPentagoni pretendon se “Grupi Wagner ka marrë fund”

Pentagoni pretendon se “Grupi Wagner ka marrë fund”

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder, në lidhje me vdekjen e themeluesit të “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin, “Grupi Wagner në thelb ka marrë fund”.. Një gazetar duke kujtuar akuzat e bëra vitin e kaluar se Koreja e Veriut i shiti armë “Wagner”-it shtroi pyetjen: “A besoni se marrëveshja e armëve midis ‘Wagner’-it dhe Koresë së Veriut ka përfunduar?”. Ryder duke iu referuar vdekjes së Prigozhinit, tha: “Çështja këtu është se grupi ‘Wagner’ në thelb ka përfunduar. Kështu që mund të them se nuk ka negociata”. Ai tha se “Wagner”-i ishte faktori më me ndikim në terren në luftën Rusi-Ukrainë për një kohë. “Rusia po përpiqet të blejë municion ose armë nga regjimet tiranike si Irani dhe Koreja e Veriut”, theksoi Ryder. Ryder përsëriti thirrjen e tij ndaj Koresë së Veriut që të mos i japë asnjë armë Rusisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments