Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAIndia lëshon raketën për studimin e Diellit dhe erërave

India lëshon raketën për studimin e Diellit dhe erërave

India ka nisur një mision për të studiuar Diellin, me raketën ”Aditya-L1” që u nis nga kozmodromi ”Satish Dhawan”, në Andhra Pradesh, pak para mesditës së sotme. ”Nisja shkoi normalisht”, tha agjencia hapësinore në një transmetim të drejtpërdrejtë që vjen vetëm një javë pasi India uli me sukses një sondë hënore. ”Raketa e sotme, e quajtur sipas perëndisë hindu të Diellit, – pritet të udhëtojë për rreth katër muaj, duke arritur në orbitën rreth Diellit pas 125 ditëve, rreth 1,5 milion kilometra nga Toka”, një zëdhënësi i Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO). Me peshë 1 475 kilogramë, ”Aditya-L1” është më e lehtë se ”Chandrayaan-3”, roveri hënor. Ajo po lëshohet nga një raketë në orbitën e Tokës dhe më pas do të shkojë drejt Diellit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments