Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEShqipëria “Toka e Shqiponjave”

Shqipëria “Toka e Shqiponjave”

Shqipëria është Toka e Shqiponjave. Është e mahnitshme se si ka ndryshuar ky vend që nga fundi i regjimit komunist në 1992 e deri më sot. Unë kam qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë që nga koha e Enver Hoxhës, e revolucionit të të ashtuquajturave Piramida Financiare, mes viteve 1996-1997, ku me mijëra shqiptarë u mashtruan. Një Wall-Street Adriatik, shkruan në një artikull Maurizio Crovato të botuar në të përditshmen italiane “éNordEst.it”. Shqipëria na do Megjithatë, shqiptarët na duan dhe pothuajse të gjithë flasin si gjuhë të dytë, italishten. Këtë vit pati një bum të turistëve vendas nga Shkodra në Sarandë. Dy ngjarjet kryesore të lajmeve të verës, vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në Tiranë me një përqafim me kryeministrin Edi Ramën, dhe katër turistët italianë dinakë që arratisen nga një restorant në Berat, pa paguar, por të filmuar nga kamerat duke vrapuar në mënyrë të turpshme për të shmangur pagesën prej 20 euro secili në një restorant me klas. Në Shqipëri shpenzohet shumë më pak për pushime në krahasim me Italinë. Çadrat më të shtrenjta kushtojnë 10 euro në ditë, në hotele dhe apartamente paguan shumë pak në krahasim me Italinë. Një arsye e mirë për ta vizituar. Por, Shqipëria nuk është vetëm vendi me 300 kilometra plazhe dhe vende magjepsëse. Ka disa objekte të trashëgimisë së UNESCO-s, kështjella mesjetare bizantine, turke dhe veneciane, parqe arkeologjike që nuk përfytyrohen as në krahasim me Pompein (Apollonia dhe Butrinti), qytete historike si Gjirokastra, Berati, Kruja me kështjellën mahnitëse të Rozafës, të pajisur me puseta veneciane. Përveç qyteteve kryesore si Vlora, Durrësi, Shkodra dhe Tirana. Në këtë drejtim, bëhet fjalë për arkitektët e mëdhenj që krijuan Tiranën moderne, Armando Brasini, Florestano Di Fausto, Vittorio Ballio Morpurgo, Gherardo Bosio. Shqipëria dhe eksperiencat e saj kulinare Përvoja në restorante ishte e këndshme. Peshk i freskët dhe skampi i përgatitur me delikates dhe levrek për 50 euro. Më pas, zbuluam se çmimi ishte 50 euro, por për kilogram. Në Himarë, një qytet i bukur në bregdetin jugor, kostoja për një apartament të bukur buzë detit ishte 90 euro. Shqipëria, është e pasur me monumente historike, nga ilirët e deri te osmanët, nga venecianët te anzhuinët. Pak e dinë se Bucintoro i shekullit të XVII, varka zyrtare e kryemagjistratit të Venedikut për festën Sensa, kishte vetëm një basoreliev me një figurë njerëzore. Ishte Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu, heroi i Shqipërisë i shekullit të XV, mbrojtës i krishterimit kundër turkut. Kepi i Rodonit, ofron një hyrje magjepsëse me plazhe të izoluara, pranë Durrësit, e fshehur mes shkëmbinjve shfaqet kalaja e Skënderbeut, e ndërtuar nga Serenissima në vitin 1460. Kisha mesjetare bizantine e Shën Antonios duket e futur në natyrë. Një xhevahir i restauruar mirë. Historia Mjafton të vizitoni Krujën, kryeqytetin e lashtë, me muzeun e bukur kushtuar heroit kombëtar Skënderbeut dhe do të kuptoni shumë nga shpirti shqiptar. Heroina tjetër është Nënë Tereza, ose Nënë Tereza e Kalkutës. Personazhet e vetme shqiptare që vendi i kujton me festa kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments