Sipas raportimeve të medieve, Ukraina sulmoi disa ditë më parë pjesën ushtarake të një aeroporti në rajonin kufitar rus të Kurskut me një model të ri droni. “Gjithsej 16 raketa të bëra prej një materiali, për të cilin thuhet se janë të vështira për t’u interceptuar nga radarët kundërajrorë, u përdorën të shtunën në mbrëmje”, njoftuan dje mediet ukrainase duke cituar burime të shërbimeve sekrete (SBU). Pesë avionë luftarakë rusë dhe disa sisteme të mbrojtjes ajrore thuhet se janë dëmtuar në Kursk. Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Autoritetet ruse konfirmuan më herët gjuajtje kundërajrore ndaj dronëve të armikut, por nuk kishin dhënë asnjë informacion për dëmtimin e avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake. Imazhet satelitore të marra të hënën gjithashtu nuk treguan asnjë shkatërrim të dallueshëm. Sipas një raporti të medias, Kievi kishte marrë drone të lehtë të bërë nga kartoni dhe shirita gome nga një kompani australiane në pranverë. Ditët e fundit, dronët ukrainas kanë sulmuar vazhdimisht dhe me sukses objektivat në Rusi, madje edhe në një distancë të madhe nga kufiri.
Ukraina sulmon, me një lloj të ri droni
RELATED ARTICLES