Qeveria e Sllovenisë ka planifikuar të shpenzojë deri në shtatë miliardë euro (7,6 miliardë dollarë) për rindërtimin, pas përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin e BE-së pothuajse një muaj më parë, tha dje kryeministri, Robert Golob në parlament, në Lubjanë. “Dëmi arrin vlerën e 4,7 miliardë eurove”, shtoi ai. Shirat e dendur shkaktuan vërshimin e lumenjve në fillim të gushtit, veçanërisht në Slloveninë Veriore dhe Qendrore. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës shkaktuan dëme të mëdha. Fshatrat u evakuan, rrugët dhe shinat hekurudhore ishin nën ujë, qindra ura u përmbytën dhe ndërtesat e kompanive tregtare u shkatërruan. “Rindërtimi synon të sigurojë më shumë mbrojtje kundër fatkeqësive natyrore të këtij lloji në të ardhmen”, tha Golob. BE-ja i ka premtuar Sllovenisë 400 milionë euro nga fondi i saj i solidaritetit. “Përveç kësaj, vendi mund të tërheqë gjithashtu para nga fonde të tjera financimi të BE-së për të cilat ka të drejtë për rindërtim”, tha Brukseli.
SLLOVENI–Miliarda euro për rindërtimin pas përmbytjeve
RELATED ARTICLES