Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkspozitë e “Arkivave” për Mehdi Frashërin

Ekspozitë e “Arkivave” për Mehdi Frashërin

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet paraqitën një ekspozitë dokumentare dhe fotografike kushtuar jetës dhe veprës së Mehdi Frashërit. Ekspozita u paraqit në sheshin e qytetit, ku publiku pati mundësinë të mësonte mbi funksionet e ushtruara prej Frashërit dhe angazhimin e tij. Ekspozita që rikthen burrështetasin, shkrimtarin e mendimtarin Mehdi Frashërin në qytetin e tij të lindjes, titullohet “Mehdi Frashëri, Sovrani Relativ”. Në ekspozitën e përgatitur me ateriale të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), qenë të përzgjedhura ndër të tjera materialet e mëposhtme: ∙Njoftim në formë telegrami dërguar Valiut të Manastirit mbi emërimin e Mehdi bej Frashërit si kajmekan i Ohrit; ∙Foto e Mehdi beut më 8 korrik 1912; ∙Mehdi Frashëri miratohet si anëtar i qeverisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ; ∙Vendim që lejonte Mehdi Frashërin të përfaqësonte shtetin shqiptar në takimet e zhvilluara në Firence për çështjen e caktimit të kufijve ; ∙Idenë e zhvillimit të tregtisë së duhanit, Mehdi Frashëri e mbron edhe gjatë bisedimeve parlamentare; ∙Mehdi Frashëri zgjidhet kryetar i Komisionit Kombëtar të Turizmit; ∙Ministri i Punëve Botore dhe i Bujqësisë Frashëri kërkon që të mblidhet nga prefekturat taksa e rrugëve, me qëllim nisjen e ndërtimeve të rrugëve lidhëse midis qyteteve ; ∙Pas një krize parlamentare, në tetor 1935 Mbreti jep besimin për një qeveri të re me Mehdi Frashërin kryeministër; ∙Mehdi Frashëri betohet në tetor 1943 si anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës; ∙Fjalimi i mbajtur më 28.11.1943 në Radio Tirana etj. Kjo ekspozitë është përgatitur dhe prezantuar për herë të parë në Maj të këtij viti, me rastin e 60-vjetorit të ndarjes nga jeta të shtetarit Frashëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments