Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“Il Messaggero”: Shqipëria bum turistik 2023

“Il Messaggero”: Shqipëria bum turistik 2023

Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë një destinacion turistik alternativ me kosto të ulët krahasuar me vendet e tjera më të njohura dhe më të shtrenjta, si Spanja, Greqia dhe Italia, sipas “Il Messaggero”. Shqipëra po përjeton një vit rekord të turizmit. Në shtatë muajt e parë të vitit, Shqipëria regjistroi mbi 5.1 milionë turistë, 31% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022 që tashmë ishte një periudhë rekord. “Në korrik, 1,7 milionë vizitorë të huaj zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë, 26% më shumë se një vit më parë”, deklaroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit, turistët nga Kosova mbeten në krye të renditjes, të ndjekur nga vizitorë nga vendet e tjera evropiane. Muajt e fundit numri i spanjollëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Numri i turqve, është rritur me 142%, numri i malazezëve është rritur me 62%, francezëve me 58% dhe italianëve me 53% krahasuar me vitin e kaluar. Numri i kinezëve gjithashtu është rritur fuqishëm, me 152% veçanërisht falë marrëveshjeve të bashkëpunimit midis dy vendeve. Ministrja e Turizmit, Daniela Santanchè, u takua në fillim të gushtit, në Tiranë homologen e saj Mirela Kumbaro. Me atë rast, ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria në gjashtë muajt e parë të vitit kishte pritur mbi 310 mijë turistë italianë, 57% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments