Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPeleshi: Situatë serioze zjarri në Parkun e Lurës

Peleshi: Situatë serioze zjarri në Parkun e Lurës

Autoritetet vendore të Dibrës kërkuan ndihmë për vendosjen nën kontroll të flakëve në zonën e Lurës. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Sipas Peleshit, situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Ministri i Mbrojtjes njoftoi po ashtu se deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë. “Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës”, u shpreh ai ndërsa publikoi pamje nga operacioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments